Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, i ftuar në emisionit “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa foli për veprime antiligjore të vërejtura gjatë punës së tij në terren në Durrës, të kryera nga mazhoranca siç tha.
Paloka u shpreh se ka prova dhe video, të cilat do t’i denoncojë edhe në SPAK.
“Fushata po shkon mirë, ka probleme që lidhen me veprime antiligjore dhe kushtetuese që kanë nisur nga maxhoranca. Po grumbullojmë prova dhe të gjitha do t’i denoncojmë në SPAK. P.sh. janë marrë në punë njerëz me kontrata 2 mujore ndërkohë që kodi e ndalon. Këta persona nuk figurojnë as tek sigurimet shoqërore. Kur vjen ora policore fillojnë dhe dalin këta të rilindjes nëpër shtëpi, për të kapur vota. E kam edhe me fakte me video atë Çelën e Durrësit”,- tha Paloka.