Bledar Selmanaj, 39 vjeçari i cili u prangos ditën e djeshme nga policia e Vlorëa për vrasjen e 25 vjecaeit Xhuljano Bullari në fshatin Babicë, në dëshminë e tij në komisariat ka mohuar krimin e bërë. Sipas burimeve në policinë e Vlorës 39 vjeçari ka deklaruar në komisariat se nuk e ka kryer ai krimin duke e mohuar kategorikisht se është autor i vrasjes.
Gjithashtu personi në fjalë ka mohuar edhe faktin e gjetjes së groposur të armës së zjarrit, një karikatori dhe rrobave të përdorura ditën e ngjarjes duke thënë se nuk janë të tijat. Sipas tij ai është përfshirë gabimisht në këtë ngjarje. 39-vjeçari pohon lidhjen dhe miqësinë me Xhuljano Bullarin, por tregon se nuk ka qëlluar ai kundrejt tij.
Në komisariat i ka qëndruar stoik idesë së tij dhe nuk ka pranuar fajsinë, teksa policia e Vlorës e konfirmon si autorin e ngjarjes për shkak të provave të pakundërshtueshme të gjetura në banesën e tij.