E vranë shokët në Ballsh/ Vëllai i Pelivan Sinanrrapajt paralajmëron hakmarrje: Po s’pati shtet, i marrim vetë masat

Vëllai i viktimës në Ballsh Pelivan Sinanrrapaj, Rrapo Sinanrrapaj për mikrofonin gazetares Dorjana Bezat të “News 24” ka paralajmëruar hakmarrje në rast se drejtësia nuk do të dënojë autorët e vrasjes.

Rrapo Sinanrrapaj deklaroi se nëse shteti nuk vepron, atëhere ai do marrë vetë masat duke u hakmarrë mbi ata.

Ai zbulon se dy javë më parë, Pelivan Sinanrrapajt kishte debatuar me Ferdinand Merajn në një lokal.

Rrapo Sinanrrapaj po ashtu thotë se i vëllai kur shkoi tek Trauma kishte gjashtë plagë, në kokë e shpatull.

Intervista:

Rrapo Sinanrrapaj: Dua drejtësi nga shteti, ose do marrim vetë masat. Në këtë ngjarje që ka ndodhur.

PYETJA: Ka pasur konflikte më parë?

Rrapo Sinanrrapaj: Me Ferdinandin ka pasur një konflikt më parë. Në lokal kanë debatuar, por nuk di arsyen

PYETJA: Sa ditë para ngjarjes?

Rrapo Sinanrrapaj: Para dy javësh, nuk jam i sigurt

PYETJA: Thatë se do i merrni vetë masat?

Rrapo Sinanrrapaj: Po s’pati shtet. Do i marrim vetë masat.

PYETJA: Paralajmëroni hakmarrje?

Rrapo Sinanrrapaj: Hakmarrje. Deri tani unë s’kam parë të afërm të tyre. Nuk di çfarë të them. Më ka ikur vëllai, pres drejtësi nga shteti.

PYETJA: Kur ishte koha e fundit ku fole me të?

Rrapo Sinanrrapaj: Nuk isha në Ballsh. E kam gjetur në spital në Tiranë.

Kishte plagë shufra hekuri në kokë dhe shpatull, 6 kishte, thyerje kocke.

Pyetja: Po personat që e gjetën të shtrirë vëllain, dëshmitarë okularë?

Rrapo Sinanrrapaj: Vajtëm në prokurori këtu, kërkoi arrest e burg. Gjykata i la, dhe ne duam drejtësi. S’kam takuar dëshmitarë okularë. Ngjarja ndodhi tek rruga për në shtëpi, i shkuan nga mbrapa.

Author: admin