Lynn Barrie, një grua nga Britania ka treguar historinë prekëse të nënës së saj e cila ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare në spital në kushte të vështira.
Lynn tregon se nëna e saj u shtrua në spitalin Universitar në Skoci më 16 Dhjetor pasi gjendja e saj nga sëmundja kronike e cila vuante u përkeqësua. Gjatë shtrimit në spital gruaja kishte shfaqur problem me stomën dhe më pas ishte infektuar me Covid-19 e sikur mos të mjaftonin këto ajo theu dhe këmbën.
Vajza e të ndjerës shprehet se spitali as nuk i ofroi një bombol oksigjeni që të merrte frymë. Ndërsa më tej tregon se më 28 Janar mamaja e saj ishte infektuar me Covid-19 dhe kishte thyer këmbën.
Pas kësaj, Lynn kishte shkuar në spital për të vizituar të ëmën të cilën e kishte gjetur të shtrirë në tokë me një dyshek. Ndërsa më 1 shkurt mjekët njoftuan familjen se fatkeqësisht nëna e Lynn kishte ndërruar jetë.
“Kur mamaja u shtrua në spital, ne pyetëm nëse ajo mund të kishte një kujdes të veçantë pasi ishte shumë e dobët dhe ata dolën garant. Ne u thamë mjekëve që të kujdeseshin për të pasi ishte shumë e dobët dhe nëse do të binte, ajo do të thyente këmbën. Ditën e Vitit të Ri ajo më mori në telefon dhe më tha se ishte në gjendje të tmerrshme, stoma që ishte vendosur në barkun e saj ishte thyer. Stafi nuk kishte asnjë stomë në spital kështu vajza ime Leanne shkoi në shtëpinë e mamasë dhe i mori ato.
Vajza shkoi në spital dhe u tregoi infermierëve mënyrën e duhur për t’ja vendosur pasi duhej ngulur me shirit kirurgjikal. Pasi u infektua me Covid-19, nënë e dërguan në një dhomë në repartin Covid. Përsëri, ne paralajmëruam stafin se ajo është shumë e dobët, e paqëndrueshme në këmbë dhe rrezikon të rrëzohet. Kur në shkuam një ditë për vizitë u njoftuam se ajo kishte thyer këmbën..
Mjekët na dhënë versione të ndryshme për thyerjen e këmbës së nënës përsa i përket kohës kur kishte ndodhur incidenti.
Unë dhe vajza kërkuam një takim me nënën dhe kur hymë tek dhoma e saj, pamë se ishte shtrirë në një dyshek në dysheme, nuk e besoja dot se ata nuk e kishin vendosur në një krevat. As nevojat e saj personale nuk mund t’i kryente dot. Mjekët thanë nëse do hynte në operacionin për të ngjitur këmbën, ajo mbase nuk e përballonte dhe mund të vdiste.
Ne të gjithë jemi absolutisht të shkatërruar. Nuk do të doja që ndonjë familje të përjetojë këtë gjë. Kjo është paaftësi e madhe për mua. Ne i dhamë stafit disa paralajmërime për këtë dhe sërish ndodhi. Ne jemi të vetëdijshëm për infermierët dhe stafin e shkëlqyeshëm në Wishaw që janë të përkushtuar ndaj pacientëve të tyre, por në këtë rast personeli ka dështuar në detyrën e tyre për t’u kujdesur për nënën time.”, shkruan Lyn.
Lynn i paraqiti spitalit një letër ku ankohej dhe akuzonte mjekët e spitalit të paaftë, por spitali nuk dha asnjë koment rreth ngjarjes.Faxweb.al)