Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot me shi në të gjithë territorin e vendit tonë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje intensive në qarqet Kukës, Berat dhe Korçë, mesatare në qarkun Gjirokastër dhe të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 30°C
në vendet e ulëta: 19 / 31°C
në vendet malore: 13 / 24°C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.