Auron Tare është pyetur gjatë një interviste nëse ka vuajtur vetë gjatë regjimit komunist nga Sigurimi i Shtetit, ndërsa ai iu përgjigj p[yetjes duke rrëfyer një histori ku sipas tij, një shok klase e spiunonte.
Kjo sipas Tares e ka penalizuar të largohet nga vendi gjatë komunizmit, ndërkohë zbuloi se shoku që e kishte spiunuar te Sigurimi i shtetit si njeri që tallej me komunistët dhe komunizmin, punonte pash prishjes së sistemi si oficer i Gardës së Republikës
I pyetur nga gazetari Roland Qafoku për shkrimtarët që ka përmendur se bashkëpunopnin me Sigurimin, Tare lajmëron gjithashtu se se së shpejti do publikojë një studim sipas të cilit do bëjë publikë emrat e shkrimtarëve shqiptarë që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. Tare tha se hapja e dosjeve duhet të bëhet patjetër dhe kjo do të pastrojë shoqërinë shqiptare, ndërsa me këtë rast, u zbulua më në fund gjithë zhurma e krijuar për figurat që janë njohur si kollozë të letërsisë shqiptare, si Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, një debat mjaft interesant dhe me temë po aq të goditur për të promovuar një libër që shitet, por një shkrues me shumë pikëpyetje.
-Ti Auron ke vuajtur nga Sigurimi i Shtetit?
-Po ti e di në shkollë. Ai personazhi që na spiunonte ne e pashë një ditë te Garda e Republikës, si oficer para 15 viteve. Ai ka qenë me ne dhe na spiunonte. Vuajtje është fjalë e madhe, po përshmembull mua s’më linin të dilja jashtë shtetit se thoshin arratiset.
-Ajo që unë kam shkruar nuk i heq fare vlerën si shkrimtar Camajt.
-Po pse s’ka shkrimtarë këtu në Shqipëri që kanë qenë me Sigurimin?
-Kush janë, më thuaj.
-Do ta botoj në pjesën e dytë, mos ki merak.
-Në vijim?
-Patjetër.