Lideri i opozitës ka reaguar sërish me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.
Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale Basha shprehet se kryeministri Rama ka nevojë t’i rikthehet shkollës, pasi shton se është ai që e ka lënë Shqipërinë në baltë.
“Rama po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike.
Mjafton të krahasoni rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15% të Rilindjes. Rama ke nevojë t’i rikthehesh shkollës.
Po do të kesh kohë pas 25 prillit, kur të jesh sërish i papunë. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë dhe ne do ta kthejmë në rrugën e zhvillimit”, shkruhet në videon e publikuar nga Basha.