E dhimbshme/ Mjekja nga Durrësi humb jetën në moshë të re

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një lajm tragjik vjen nga Durrësi. Mjekja onkologe, Anisa Dedja, është ndarë sot nga jeta në moshë shumë të re. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Mësohet se mjekja e re vuante nga një sëmundje e rëndë.

Fatkeqësisht Anisa Dedja nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen. E reja kishte përfunduar studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Postimi:

Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.

Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!

Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj

Author: admin