E bujshme/ Lacio me mendjen te merkato, Igli Tare “shënjestron” kampionin e botës

Në pritje të zyrtarizimit të trajnerit të ri pas largimit të Simone Inzagit me shumë mundësi në drejtim të Interit, Lacio aktualisht vëmendjen e ka spostuar vetëm tek përforcimi i kontingjentit për të patur një skuadër konkurruese sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv i skuadrës kryeqytetase, Igli Tare ka piketuar dy qendërmbrojtësa të cilët janë në skadencë kontrate, ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014, Zherom Boateng i cili do të dalë lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij 10-vjeçare me Bajernin e Mynihut, dhe serbi Nikola Maksimoviç i cili është në skadencë me Napolin.

Visit Instagram Profile ➤

Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë sepse Boateng është një lojtar që përfiton shumë, gjë që Lacio nuk mundet dot t’ia sigurojë dot.

Author: admin