Dyshohet se ka trupa të vdekur nga koha e Luftës së Kosovës, vazhdojnë gërmimet në Kizhevak

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Qeveria e Kosovës thotë se në Kizhevak të Rashkës në Serbi, po vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Në këtë lokacion gërmimet kishin rifilluar më 5 maj.

“Gjatë këtyre ditëve, me qëllim të krijimit të mundësive për të vazhduar me zhvarrosjen e eshtrave, mbetjeve mortore, të viktimave të luftës, është bërë dekonservimi i terrenit për të filluar me gërmimet vlerësuese, përfshirë edhe largimin e dheut dhe gurëve të hedhur në këtë lokacion të varrezës masive gjatë vitit 1999 dhe vitet e para të pasluftës”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga Zyra e kryeministrit, shkruan Rel.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Sipas qeverisë, në këtë lokacion gërmimet do të vazhdojnë edhe në javët në vazhdim deri në zhvarrosjen e të “gjitha eshtrave të viktimave të luftës që mund të jenë”. Në këto gërmime po marrin pjesë edhe ekspertët mjekoligjorë nga Kosova.

Gërmimet e para në varrezën masive në Kizhevak janë bërë në fund të vitit të kaluar. Atje u gjetën mbetjet mortore të 4-5 personave.

Atëbotë, autoritetet kanë thënë se kërkimet në Kizhevak do të vazhdojnë në vitin 2021, pasi të përmirësohen kushtet e motit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në muajin prill deklaroi se janë bërë dy identifikime të eshtrave të zhvarrosura në Kizhevak dhe sipas tij, ato u përkasin viktimave të luftës në Kosovë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6 500 persona kanë qenë të zhdukur.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve. Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1 600 persona, kryesisht shqiptarë.

Author: admin