
Është nxjerrë trupi i pajetë i Arjan Salës. Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë është nxjerrë nga magazina rreth orës tre të mëngjesit.
Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do të kryhen dhe veprimet e tjera hetimore. Trupi është parë vetëm nga xhaxhai i tij, dhe ka disa dëmtime në strukturë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.