Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në mbrëmje në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku dy vëllezër u plagosën me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Sikundër mësohet Hoten dhe Marjan Doçi janë qëlluar me armë zjarri ndërsa po lëviznin me mjetin e tyre drejt zonës.
Ajo që tashmë është e konfirmuar është se të dy vëllezërit janë nipa të Gentian Doçit, një nga shtetasit e dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020 në Kamëz.
Gentian Doçi është xhaxhai i dy vëllezërve të plagosur.
Gentian Doçi rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.