Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier. Në pranga u vu 30-vjeçari A. A., banues në Drenovë, Mallakastër.
Ai u arrestua pasi nga hetimet e kryera rezulton se është autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa të gjetura në 30 qershor 2020, në fshatin Drenovë, Mallakastër.
Po ashtu, u arrestua 45-vjeçari G. M., banues në Patos. Për 45- vjeçarin u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, pasi i ka mbetur të kryej edhe 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.