Partia Demokratike Dega Durrës ka organizuar si asnjëherë më parë diskutime më të gjithë departamentet e saj.
Në një status në Facebook, Drejtuesi i Departamenteve Ivo Jorgoni, bën me dije se rinia durrsake së bashku me specialistë të fushave të turizmit dhe bujqësise të drejtuar nga Redi Biturku dhe Eugen Gashi, diskutuan të shtunën mbi problemet e turizmit i cili përbën 22% të ekonomisë shqiptare.
“Durrësi është qyteti turistik më i goditur vitin që kaloi duke llogaritur me mijëra të papune direkt dhe indirekt në këtë sektor ndërkohë qeveria darkon në Dubai.
Fondet që duhet të kishim investuar në atraksionin më tërheqës turistik në Shqipëri “Amfiteatrin” shkuan në një mega aferë korruptive që e quajnë Velierë por që ka mbetur në 4 vite vetëm me 4 këmbë si simbol korrupsioni.
Të rinjtë durrsakë ndihen të fyer që kultura e qytetit të Amfiteatrit 2700 vjeçar të “logohet” nga një carcaf me 4 shkopa si simbol i mjerimit dhe varfërise. Nuk jemi vetëm te vjedhur por të fyer , injoruar , frustuar , dhunuar , nëpërkëmbur të pa pyetur se si e duam qytetin dhe Shqipërine duke na dëbuar jashtë saj”, shkruan Jorgoni.
Më tej, demokratët theksojnë:
“25 prilli është dita e Durrsakëve të marrin në dorë Durrësin nga një grup njerëzish që e përdhosën përgjatë 8 viteve dhe sot e konsiderojnë si plaçkë për ta shitur. Cdo qytetar i Durresit pas 92 ditesh duhet te ushtroje te drejten e votes. Pjesmarrja e madhe ne votime eshte makthi i kesaj qeverie te korruptuar, jemi te gjithe te gatshem per te degjuar te gjithe qytetaret duke trokitur cdo derë.
Turizmi
– Turizmi përbën 22% të ekonomisë shqiptare, dhe është sot dega më e goditur nga kriza dhe pandemia.
– Mbi 100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori. Sot turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe.
– Partia Demokratike do t’i japë fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërkohë që mbi 95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin.
Bujqësia
– Fermeret kanë paguar çmimin më të lartë të naftës rajon dhe kanë 7 vite që nuk marrin subvencione për prodhimin e tyre.
– Partia Demokratike do akordoje fond prej 50 milionë eurosh në vit për të investuar në infrastrukturën bujqësore
– PD ne qeverisje do t’u jape direkt në dorë subvencione fermerëve në bazë të prodhimit të tyre. Fondi i parashikuar për subvencionet është së paku 100 milionë euro në vit.”