Një shtetase ende e paidentifikuar është gjetur pa shenja jete në Durrës në një makinë të parkuar prej kohësh.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar dhe sipas burimeve zyrtare, viktima është endacake.
“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake). Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.”
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.