Durrës, arrestohet i riu në kërkim, plagosi me thikë 27-vjeçarin

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Bie në pranga e policisë së Durrësit 26-vjeçari i shpallur në kërkim për sherrin me thika të ndodhur dy ditë më parë në zonën e Plazhit.

I riu me iniciale D.B., plagosi me thikë pas një konflikti për motive të dobëta 27-vjeçarin Endri Nekaj, i cili ditën e djeshme u prangos në ambientet e spitalit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Author: admin