
Ish-deputetja e PD-së Grida Duma zhvilloi një takim në një lagje tradicionale në qendër të qytetit të Kavajës me qytetarë, të cilët shprehën problematikën e një Bashkie të lënë pas dore! Duma qartësoi programin ekonomik të Partisë Demokratike, ku u theksua se pushteti lokal nuk do të ketë më mundësi të taksojë bizneset e vogla dhe të mesme më shumë se 5% të xhiros Nga ana e saj, u qartësua se në zonat e varfra të periferisë së Kavajës do të dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë. Shumë të rinj prezent në takim, sipas PD-së, treguan entuziazëm për subvencionimin e tarifës në Universitete, sepse vijnë nga familje me të ardhura shumë të ulëta dhe pamundësia ekonomike është mbytëse.