“Duke dëgjuar problemet e tjerëvr do të reflektoni edhe për veten. Cilat shenja janë të prirura për këtë paralajmërim “

Dashi

Në mëngjes Hëna do të bëjë që e gjithë vëmendja të jetë e përqendruar tek financat. Paratë vijnë dhe ikin, por e rëndësishme është që të mos përhumbeni pas tyre. Pasditja do të jetë e këndshme nën shoqërinë e një mikut tuaj. Duke dëgjuar problemet e tij/saj do të reflektoni edhe për veten.

Demi

Përqendrojini të gjitha energjitë tuaja në mëngjes, kështu gjatë pasdites do të ndiheni të relaksuar dhe komod. Pas një kafeje apo dreke relaksuese, do e ndjeni veten plot energji. Ditë e mbushur me takime interesante për beqarët, me shumë mundësi mund të gjejnë personin e duhur. Financat e mira.

Binjakët

Në mëngjes nuk do të jeni aspak në humor, por të përhumbur në kujtime të vjetra. Gjatë pasdites situata do të përmirësohet ndjeshëm, ndërkohë që priten edhe takime romantike. Një darkë në restorant apo një shëtitje në ajër të pastër do ju përmirësojë ndjeshëm humorin.

Gaforrja

Do t’i keni sytë katër në çështjet e zemrës, por kur Hëna do ndryshojë qëndrim, do të ndryshojë edhe fusha juaj e interesit, duke u spostuar në çështjet e punës. Gjatë kësaj dite do të jeni të organizuar në detaje, dhe nuk do të përhumbeni pas llafeve, siç i’u ndodh zakonisht.

Luani

E enjtja do të jetë e ndarë në dysh, mëngjesi i mbushur me angazhime për punën, ndërsa pasditja dhe darka me fushën e ndjenjave. Hëna do të rrisë ndjeshmërinë tuaj dhe vëmendjen lidhur me një çështje që ka të bëjë me fushën e ndjenjave.

Virgjëresha

Në mëngjes, Hëna do të jetë aleati juaj kryesor. Partneri/ja do të jetë i pari që do ju zbukurojë ditën duke bërë blerjet që ju nevojiten. Ndërkohë gjatë pasdites do të jeni të qetë dhe të relaksuar nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve tuaj. Do të habiteni kur të kuptoni se shumë gjëra varen prej jush.

Peshorja

Më e mira për të lindurit e kësaj shenje do të vijë gjatë pasdites së të enjtes, në sajë të ndikimit të Hënës. Kjo është dita ideale për të përballuar një udhëtim të gjatë. Një kthim në vendet ku keni kaluar fëmijërinë, do ju lumturojë pa masë.

Akrepi

Kontaktet që do të keni me njerëz disi të largët nuk do t’iu zhgënjejnë, sidomos nëse jeni me pushime në një vend që ju intrigon. Por para se të përhumbeni, ka diçka në familje që duhet mbyllur, dyshime që duhen sqaruar… dhe sidomos me veten tuaj.

Shigjetari

Humori i mirë do të vijë gjatë pasdites, ku së bashku me miqtë tuaj do të kaloni momente të paharrueshme. Ngrohtësia e të tjerëve do ju rrisë vetëbesimin, duke u ndjerë mjaft të mbrojtur dhe të inkurajuar. Beqarët do realizojnë takime interesante gjatë kësaj të enjte.

Bricjapi

Mëngjesi do të jetë pozitiv, pasi do e gjeni veten mes miqve që i vlerësoni. Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, por gjatë pasdites do t’iu braktisë në duart e fatit. Miqësi dhe kaq, për dashurinë as që flitet gjatë kësaj të enjte. Kujdes me shëndetin, do ndjeheni disi delikat.

Ujori

Dita do të nisë shumë ngadalë, por më pas me praninë e Hënës do të jeni të mbushur me energji dhe kreativitet. Besnikëria është një virtyt i juaji, dhe kjo gjë do ju shpërblehet dhe nga partneri/ja. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm duke shmangur problemet.

Peshqit

Në mëngjes Hëna në shenjën tuaj do ju mbështesë, por në drekë mund të keni disa luhatje humori. Ata që janë me pushime, do të kenë një ditë relaksi absolut duke shijuar çdo gjë dhe veçanërisht ushqimin.

Author: horoscope