
Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 efektivëve policie, është dërguar me urgjencë në spital për arsye që ende nuk dihet se për çfarë është shtruar, por raportohet për masa të rrepta sigurie nga ana e Policisë së Shtetit.
Dritan Dajti është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 48-vjeçari është dërguar me urgjencë në repartin e spitalit Infektiv për të marrë ndihmë të specializuar nga mjekët. Nuk dihet se përse Dajti nuk është mbajtur në spitalin e burgut për t’u kuruar nga pandemia, por është dërguar tek Infektivi. Gjithashtu deri më tani nga ana e zyrtarëve nuk janë bërë me dije detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Nuk dihet as si është infektuar Dajti, pasi prej kohësh vizitat në burgje ishin pezulluar për shkak të masave të marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë.