Drejtori i “Shefqet Ndroqit”: Karakteri i Tires ndikoi edhe tek infermieret e tjera…

Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, ka prnuar se në kulmin e pandemisë në spitalin që ai drejton mungon skaneri, një pajisje me shumë e rëndësishme për të gjithë të infektuarit për shkak të pasojave që shkakton në mushkëri. Në studion e emisionit “Open” ai pranoi denoncimin e bërë në media.

“Është e vërtetë që nuk punon skaneri. I është djegur llampa. Ka 10 ditë. Është defekt teknik,”- tha drejtori i spitalit.

Duke folur për skandalin e korrupsionit në institucionin që ai drejton, Kapisyzi mundua që ta minimizojë duke thënë se janë raste të veçuara dhe nuk bëhet fjalë për fenomen.

“Tirja u thoshte të gjithëve se e kishte teze. Ka ndenjur pa ushqimin që e sillte Tirja, këtë e pranon edhe pacientja tjetër shtatzënë. I ka hyrë doktoresha në dhomë dhe në Shefqet Ndroqi janë 2 ekipe me nga 5 mjekë dhe vizitojnë e pyesin pacientët.

Çdo ditë ke bisedë mes doktoreshës dhe bijës së saj. Në asnjë nga ato nuk thotë që po ma lini mamanë pa ngrenë. Dhe tjetra që dua të them është që i kanë sjellë doktoreshës një buqetë me lule dhe një dedikim.

Si ka mundësi që e lë pa bukë dhe ju jepni buqetën me lule dhe falenderoni me emër në Facebook? E ka lënë Tirja pa ngrenë.

“Kam pyetur kryeinfermieret që janë shprehur se nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e tyre. Ndaj kryeinfermiereve është mbajtur qëndrimi i tyre pasi janë përgjegjëse për pavionët e tyre. Këto janë delet e zeza të tufës,” – tha drejtori i spitalit.

Më tej ai vijon se karakteri i sanitares (Tires) ndikoi edhe tek elementët e tjerë, pasi edhe ato kanë pasur karakterin e Tires.

“Hetimet e brendshme, kur prokuroria heton, thuhet se i dëmton. Por nuk kemi ndenjur indiferent. Ajo fatkeqësia jonë ishte që një personel i brendshëm hyri dhe ç’pengoi vigjilencën. Tirja ka shumë vite që punon, për punë vitesh do të dilte në pension. Karakteri i njeriut përcakton edhe fatin e tij. Karakteri formohet nga ambienti, natyra dhe shoqëria.

Karakteri i saj ka ndikuar edhe tek elementë të tjerë. Kanë pasur karakterin e Tires, kanë gjetur një terren ku mentaliteti i shoqërisë është që shërbimi bëhet më cilësor nëse jep ndonjë gjë. Është trashëguar në vite… E ndjera nuk ka folur me pjesën tjetër të personelit duke i thënë që është pa ngrënë”- tha Kapizysi.

Author: admin