Policia ka bllokuar një automjet që po transportonte kubikë të kultivuar me fara kanabis sativa, ndërsa është arrestuar drejtuesi i mjetit dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
“Ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E. D. është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 29 vjeç“, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë
Policia Rrugore bllokon një automjet që transportonte kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë të vendosura në autostradë, për konstatimin e shkeljeve rrugore, nisur dhe nga dyshimet e krijuara mbi lëvizjet e dyshimta të një drejtuesi mjeti, i kanë dhënë atij shenjë për të ndaluar.
Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është munduar të devijojë nga rruga, por pas ndjekjes është bllokuar nga Policia Rrugore.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në bagazhin e këtij mjeti, kubikë të kultivuar me fara kanabisi.
Gjatë tentativës për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, pasagjeri është hedhur nga automjeti dhe ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.
Ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E. D. është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 29 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.