Aktori Donald Veshaj ka folur sërish për marrëdhënien që ka pasur me moderatoren Bora Zemani. Teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP” së bashku me Semi Jaupajn, Fifin dhe me Kledin, Donaldi tha se është shumë i turbullt dhe nuk e di nëse mund të ketë një rikthim mes tyre apo jo.
Gjatë bisedës, këngëtari bëri gjithashtu një deklaratë të fortë. Ai tha: “Jam shumë i turbullt prej situatave që kanë ndodhur. Të gjitha bashkë kanë qenë, xhelozi… ne ishim gjela të dy. Thjesht ziheshim shumë. E ke parasysh?
Donethënë rrije 4-5 minuta mirë, një orë mirë, pastaj gjatë gjithë kohës ziheshe, kapeshe me gjëra pa lidhje. Pastaj secili mbante mëritë e veta. U bë e vështirë. Por nuk është se u ndamë se nuk duheshim”.
Ndërkohë Semi Jaupaj tha: “Janë shumë të njëjtë, janë fotokopje e njëri-tjetrit. Thjesht njëri është çun, tjetri është gocë. Të dy gjela. Këta ishin dy njerëz që sa u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur. Ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit.“.
“Po, jemi shumë të njëjtë. Dy gjela në një shtëpi nuk rrinë, unë jam koshient për këtë. Ajo është femra që unë kam dashur më shumë gjatë gjithë jetës. Nuk merreshim vesh, thonim: ‘Pse ti këtë, pse ti atë?’ Dy gjela në një shtëpi nuk rrinë, është e pamundur“,- iu përgjigj Veshaj.
Kur Fifi e pyeti nëse mendon ta takojë Borën pasi të dalë nga shtëpia, aktori tha: “S’e di. S’e di realisht… Ne sa u takuam, nisëm bashkëjetesën, 2 vite e gjysmë…“.
Ndër të tjera, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën. Kjo ishte arsyeja pse aktori i kishte thënë këngëtarit që ta publikonte pasi të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Këngëtari rrëfeu edhe historinë e njohjes me Borën. Ai tha:
“Ishim te lokali dhe u ulëm kështu ballë për ballë dhe vetëm po e shikoja, dhe kur e shikoja që ajo më shihte hiqja kokën se nuk doja të dukesha si manjak. Njeriu po pa keq ka probleme. Edhe i thoja shokut: ‘O plak, shiko çik, po më shikon apo jo?’.
Semi ka qenë në tavolinë (me Borën dhe me një shoqe tjetër të tyren, ndërsa Donaldi ishte me shokun e vet dhe me Jonida Maliqin). U ula me kurriz dhe bëja sikur flisja me këtë shokun, hapja gojën kot. Unë asnjëherë nuk ngacmoj, nuk jam tipi. Shoku më thonte: ‘Po të ha me sy!’”.
Semi tregoi se edhe Borës i kishte rënë në sy Donaldi dhe gjatë gjithë kohës e pyeste këngëtaren nëse aktori po e shihte apo jo.
Donaldi foli gjithashtu edhe për djalin e Zemanit, Arborin, për të cilin tha se e do shumë dhe ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer.
“Nuk e di a jam gati ta lë të më ikë si person. Për mua është historia më e bukur që më ka ndodhur në jetë dhe jam shumë me fat që e kam përjetuar. Sido që të jetë. Unë e vlerësoj atë gocë, sepse është një gocë fantastike, është një grua e fortë, sepse ka një fmi dhe është një njeri që përpiqet shumë për gjërat e veta.
Jam shumë i lidhur me çunin e vet dhe e them me plot gojë që e dua shumë. Është gjashtë vjeç. E dua shumë. Ai kishte festën e ‘Abetares’ dhe unë doja që të isha aty, por ishim ndarë dhe nuk shkoja dot”,- shtoi Veshaj.
Ndërkohë dy ditë më parë, Donaldi foli për këtë histori dashurie me Granit Canën.
Pjesë nga biseda:
Granit Cana: Sa kohë u bë?
Donald Veshaj: Nja katër muaj, pesë muaj, s’e di.
Granit Cana: E ke dashur?
Donald Veshaj: Po, po plak.
Granit Cana: Sa keni qenë bashkë?
Donald Veshaj: Gati nja dy vjet e gjysmë- tre.
Granit Cana: S’keni bashkëjetuar?
Donald Veshaj: Po, po plak, kemi bashkëjetuar. Ka qenë një gjë e fortë fare. Por jeta bën të veten.
Hyrja e Donaldit në “Big Brother VIP” u shoqërua me shumë zhurmë, pasi dyshohej se ai dhe këngëtarja Semi Jaupaj, kishin një pëlqim për njëri-tjetrin. Mirëpo, Bora Zemani përveçse ish e dashura e këngëtarit, është njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Semit.
Për raportin e Semit dhe Donaldit reagoi edhe Zemani para dy ditësh, Në një status në Instagram, ajo shkroi ndër të tjera:
“Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen dhe ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, prej meje!
Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër, edhe pse prej kohësh nuk jemi bashkë, unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk do krijonim asnjëherë situata të tilla.
E shoh thjesht mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin! Kaq! E kuptoj që duhet të komentoni, por mos e ekzagjeroni e mbi të gjitha mos shpifni!”.