“Do të vendosim sanksione ndaj Rusisë”, Moska reagon ashpër pas vendimit të BE-së

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Moska i konsideron si provokim sanksionet e BE-së për dënimin e Navalnit dhe deklaron se do të kundërpërgjigjet.

Rusia kërcënoi me pasoja pas njoftimeve për sanksione të reja të BE-së ndaj Rusisë për shkak të burgosjes së kritikut të Kremlinit Aleksej Navalni. Sanksionet nuk do të mbeten pa përgjigje nga pala ruse, tha kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dumës, Leonid Slutsky, sikurse njofton agjencia Interfax.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ai nuk dha asnjë detaj, por tha se masat ndëshkuese në çështjen Navalny janë «një hap tjetër drejt përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë». Sluzki e akuzoi Brukselin se e refuzon në mënyrë konsekuente hyrjen në një dialog me Moskën duke u nisur «nga shkaqe absolutisht të largta dhe provokuese». «Kjo nuk mund të kontribuojë në asnjë mënyrë për normalizimin», tha Leonid Slutsky.

Masat ndëshkimore të BE-së ndaj Rusisë

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE kishin rënë dakord më parë të fillonin me përgatitjet e nevojshme për masat e reja ndëshkimore ndaj Rusisë. Sipas informacioneve nga Brukseli për këtë do të përdoret një instrument i ri sanksionesh.

Ky bën të mundur që BE-ja të ngrijë pasuri që mund të kenë në BE aktorë përgjegjës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Fjala është si për ata që kryejnë shkelje të tilla edhe për ata që përfitojnë prej tyre. Përveç kësaj pritet që një sërë personash nga Rusia t’u ndalohet të hyjnë në BE.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Drejtësia ruse e dënoi Navalnin të shtunën me dy vjet e gjashtë muaj kamp internimi.

Ky proces kritikohet si i motivuar politikisht./Deutsche Welle      tpz.al

Author: admin