‘Do ta largoj nga spitali’/ Qytetari kërkon nxjerrjen e të afërmit nga Infektivi: I kemi nisur procedurat, po na zvarrisin. Jam mjek vetë, do i shërbej më mirë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një qytetar ka kërkuar nga spitali Infektiv nxjerrjen e personit të afërm që ka të shtruar për shkak të Covid. Për ‘abcnews’ ai është shprehur se është mjek vetë dhe do ti shërbejë më mirë. Gjithashtu ai bën të ditur se tashmë i ka nisur procedurat për nxjerrjen e familjarit nga Infektivi mirëpo po ia zvarrisin.

Qytetari i cili jeton në Kashar tha se familjarin e tij do ta nxjerrë me oksigjen nga spitali për ta transportuar në banesë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Dua të më thonë është mirë apo jo. Vetëm kaq. Ajo më thotë ‘ti mos më bëj telefon’. Si mos i them për njeriun tim. Dje e kemi sjellë në orën 11. Vijmë nga Kashari. Do e largoj nga spitali. Do ti shërbej më mirë. Jam mjek vetë. Jam i zhgënjyer. Po bëhet procedura dhe po ma zvarrisin. Unë nuk dua të humbas minuta. Do ta lëvizim me oksigjen. Duhet ndihmuar dhe pikë”.- është shprehur qytetari.

Gjendja në spitalet Covid në vend është e rënduar. Nga rritja e personave të infektuar me virus ka ardhur dhe tejmbushja në pavione. Vetëm ditën e djeshme ka pasur 46 shtrime të reja ndërkohë që të infektuar janë raportuar 1.088 raste të reja dhe 12 humbje jetësh.

Author: admin