DASHI
Shtojini pak dozat e fantazisë gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Nëse keni një lidhje do mundoheni të verifikoni aftësinë e tuaj për te joshur, por kjo do iu çojë në fillimin e një aventure të re. Mos kujtoni se kjo dashuriçkë nuk do ketë pasoja tek ekuilibri i lidhjes suaj. Nëse jeni beqarët nuk duhet të prisni mrekulli këtë herë. Vetëm disa prej jush, të ndikuar nga Venusi do kenë njohje të reja. Në punë do ju shpërblehen të gjitha përpjekjet që keni bërë . Do ndërmerrni edhe iniciativa të reja që do ju shtojnë besimin tek vetja. Financat nuk do jenë të këqija, por nuk është momenti për shpenzime të mëdha.
DEMI
Gjërat nuk do jenë shumë të lehta për ju sot dhe do ju duhet të bëni disa kufizime që të mos keni probleme. Nëse keni një lidhje do kërkoni të dominoni mbi të dashurin e zemrës duke i imponuar mënyrën tuaj të të vepruarit. Bëni kujdes. Me këtë sjellje jo vetëm që mund të lindin konflikte, por rrezikoni edhe ta lëndoni partnerin. Ju beqarët do ndihmoheni shumë nga Dielli, i cili do iu premtojë një ditë shumë të mirë për dashurinë. Në punë pavarësisht se do jeni të motivuar, rrugëtimi do jetë plot me pengesa. Doni apo nuk doni do iu kërkoni ndihmë kolegëve. Sipas Horoscope , në planin financiar duhet të bëni kujdes nga Neptuni. Mos kryeni shpenzime të mëdha.
BINJAKËT
Gjatë kësaj dite duhet të guxoni që të përjetoni emocione më të mëdha se më parë. Po u mbyllën brenda katër mureve rutina do ju pushtojë. Ju që jeni në një lidhje do mundoheni vetëm t’ia kaloni mirë me atë që keni në krah, pa menduar për pasojat apo të ardhmen. Ju beqarët nga ana tjetër do e shtoni më shumë listën e personave që do joshni. Zgjidhni të duhurin sepse do i keni të gjitha mundësitë. Në punë për fat të keq do keni vonesa me projektet e nisura dhe mund të mërziteni. Epo jo gjithmonë gjërat ecin perfekt. Bëni më tepër durim dhe mos e humbisni besimin. Financat nuk do jenë aspak të mira, por papritur dikush do iu ofrojë ndihmën e tij të vyer. Përfitoni!
GAFORRJA
Mund të ketë edhe ndonjë trazirë të vogël gjatë kësaj dite, por gjithçka ka për të kaluar shpejt. Ju e dini se çfarë doni dhe do bëni gjithçka për ta arritur. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë i favorizuar nga planetët. Lidhja juaj do jetë më e qëndrueshme dhe ju do ndiheni mirë pranë të dashurit tuaj. Ju beqarët do jeni mahnitës dhe do bëni për vete atë që doni. Do jetë një ditë shumë e bukur. Në punë nuk do ju njohin. Do jeni shumë të shkathët, do merreni me disa gjëra njëherësh dhe nuk do ju mungojë aspak organizimi. Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar. Do keni shumë fat. Përfitoni sa më tepër, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë.
LUANI
Dielli do ju bëjë shumë kreativë gjatë kësaj dite dhe do dini ta bëni jetën sa më të bukur. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft premtuese. Venusi do iu bëjë t’i shijoni gjithë kënaqësitë që iu jep të qenit në një lidhje. Dashuria për ju beqarët do shkojë mirë dhe ju do kaloni momente të mrekullueshme. Dilni, pranoni ftesa dhe argëtohuni sa më shumë të mundni. Në punë do jeni më të hapur dhe mund të filloni një detyrë edhe diku tjetër. Do jetë pak e lodhshme me dy punë, por ju mund t’ia dilni mbanë me sukses. Në planin financiar do e keni të vështirë ta përmirësoni situatën pas problemeve që keni pasur. Bëni durim!
VIRGJËRESHA
Bëni të pamundurën për të zgjidhur çdo lloj mosmarrëveshje gjatë kësaj dite sepse po i latë pas dore situata do ndërlikohet më shumë. Nëse keni një lidhje dhe ajo është e qëndrueshme, e sotmja do jetë e mbushur me ngrohtësi dhe sensualitet. Nëse keni pasur probleme, mund të filloni edhe aventura të reja, pasojat e të cilave do jenë të rënda. Nën ndikimin e të gjithë yjeve, ju beqarët do bini në dashuri. Sharmit tuaj nuk do i bëjë ballë askush. Në punë do i keni gjërat më të qarta dhe do ecni me hapa të sigurt. Pak nga pak keni për t’i arritur objektivat. Financat do jenë të qëndrueshme, por mos merrni asnjë vendim me rëndësi.
PESHORJA
Gjatë kësaj dite do ju hapen porta të reja dhe do ju rikthehet optimizmi. Prezenca e Venusit tek jeta juaj në çift do i favorizojë projektet e përbashkëta. Në përgjithësi gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. Ju beqarët më në fund do kënaqeni me takimet që do realizoni dhe do mendoni që shumë shpejt të hidhni edhe ndonjë hap më tej. Sipas Horoscope , në planin profesional dikush do iu japë shtysën e duhur që ju të arrini atje ku kei dashur. As që e kishit menduar se gjërat mund t’iu ndodhnin kështu. Përfitoni nga rasti sa të mundeni. Shpenzimet duhet t’i kryeni të mirëmenduara sepse në të kundërt gjendja mund të përkeqësohet.
AKREPI
Gjatë kësaj dite pak rëndësi ka çfarë do mendojnë të tjerët, ju do veproni ashtu si do ju vijë për momentin. Në fakt mund të bëni edhe disa gabime. Ju të dashuruarit do keni kundërshti të shumta me partnerin dhe nuk do arrini dot të merreni vesh për asgjë së bashku. Ka rrezik që marrëdhënia juaj të marrë tatëpjetën. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të veçantë. Nuk do takoni persona të rinj, por do afroheni mjaft me disa persona që i njihni që në fëmijëri. Në punë gjërat nuk do ju ecin mirë. Mund të keni vonesa dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Merrni masa sa më parë. Financat do jenë të mira kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim.
SHIGJETARI
Marsi në bashkëpunim me Uranin do ju stimulojë edhe më shumë kreativitetin sot. Nga ana tjetër do jeni edhe shumë më të organizuar se më parë. Ju të dashuruarit do keni shumë keqkuptime me njëri-tjetrin dhe për asgjë nuk do merreni vesh me të. Në fakt disa persona të jashtëm do ju nxitin edhe më tepër për të pasur debate. Ju beqarët do parapëlqeni ta kaloni kohen me miqtë e ngushtë dhe nuk do hidhni asnjë lloj hapi në planin sentimental. Në punë do keni reputacion shumë të mirë dhe të gjithë do ju besojnë për ato që do thoni. Bëni vetëm kujdes mos gënjeni. Financat duhet ti mbani nën kontroll sepse do ju duhen para edhe për më vonë.
BRICJAPI
Do keni shumë vullnet gjatë kësaj dite, por në disa momente do bëni gjëra të gabuar për të cilat do merrni kritika. Nëse keni një lidhje mos bëni asgjë me nxitim sepse keni për të pasur probleme shumë të mëdha më vonë. Nëse keni debate për disa tema të rëndësishme, mundohuni të qetësoheni dhe të reflektoni disi. Me inat dhe zë të larte nuk zgjidhet asgjë. Ju beqarët do fiksoheni pas personave të bukur, por që nuk kanë vlera njerëzore. Në punë do keni më shumë nevojë për pavarësi për të bërë ato që keni menduar. Për të mos pasur probleme gjeni mënyrën e duhur për t’ia kërkuar këtë partnerit. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë.
UJORI
Do reflektoni shumë gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Të gjithë do ju vlerësojnë edhe për durimin dhe qetësinë. Ju të dashuruarit do gjendeni në situata të tilla kur do arrini ta njihni edhe më mirë atë që keni në krah. Do e kuptoni edhe njëherë tjetër se keni qenë me fat që e keni gjetur. Ju beqarët do lodheni më kot duke kërkuar dashurinë sepse nuk do e gjeni atë. Në punë do jeni tejet të përgjegjshëm dhe do ecni me synime të qarta. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Për financat duhet të përkujdeseni pak më tepër dhe keni për ta parë që gjendja do përmirësohet ndjeshëm.
PESHQIT
Do jeni në kërkim të paqes dhe harmonisë gjatë kësaj dite dhe keni për të arritur atë që dëshironi. Zemra do ju mbushet përherë me gëzim. Për ju të dashuruarit do jetë momente më intensive sot dhe do ndiheni më mirë. Tani e tutje gjërat mes jush dhe partnerit kanë për të ecur për mrekulli. Nëse jeni beqarë do takoni papritur një person me të cilin do filloni një histori shumë të bukur dashurie. Në punë më mirë merrini gjërat shtruar dhe mos ju besoni shumë premtimeve që do ju bëjnë disa kolegë. Disa mund t’iu gënjejnë. Në planin financiar do jetë Saturni ai që do ju bëjë të paduruar për të zgjidhur problemet duke bërë kështu edhe disa gabime.