Djegia e makinës së Françeska Jaçes, dyshohet se ‘Range Rover Velar’ iu vu flaka për ta vjedhur

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e mbrëmshme, ku u dogj pjesërisht makina e modeles Francesska Jaçe.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarësia”.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, pasi mendohet se makina luksoze ‘Range Rover Velar’ është tentuar të vidhet.

Sipas burimeve të policisë, automjetet luksoze kanë një sistem antizjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensoreve në pika të caktuar, hapen automatikisht.

Makina e Françeska Jaçe është nder mjetet më të shtrenjta, pasi vlera e saj shkon në mbi 50 mijë euro.

Fillimisht policia mendoi për një bombë poshtë automjetit, por pas verifikimit doli që ishte vetëm një vatër zjarri, e cila dyshohet se ishte vendos qëllimisht.

Dy pistat e hetuara janë ato të një tentative për zjarrvenie të qëllimshme dhe pista e dytë është ajo e tentativës për vjedhjen e makinës, e cila në tregun e automjeteve të vjedhura ka po ashtu vlerë të lartë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin