Reperi Gold Ag e ka treguar gjithmonë me krenari dashurinë për atdheun dhe prej vitesh gëzon nënshtetësinë shqiptare.
Prej disa ditësh Gold Ag bashkë me familjen e tij po qëndrojnë në Shqipëri dhe me sa duket paskan pasur një arsye të veçantë të ardhjes së tyre në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, reperi tregoi se djali i tij është pajisur me pasaportë shqiptare.
“Jam gjaku i ri i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem”– shkruan ai.