Edhe pse Tsipras i ka marrë dozat e vaksinës anti-COVID, për siguri ka vendosur që të karantinohet për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm.
ATHINË– Djali i ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras, Orfeu është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Për këtë arsye, kreu i Syriza është karantinuar në shtëpi, edhe pse ai dhe gruaja e tij, Betty Baziana, bashkë me djalin Phoebus kanë rezultuar negativë.
Edhe pse Tsipras i ka marrë dozat e vaksinës anti-COVID të Pfizer, për siguri ka vendosur që të karantinohet për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm
“Koronavirusi vizitoi shtëpinë tonë sot. Natën e kaluar, Orfeu ynë shfaqi simptoma të lehta. Ne bëmë testin në mëngjes dhe pak më parë mësuam rezultatet. Unë, Betti dhe Phoebus dolëm negativë, por Orfeu doli pozitiv. Ata janë mirë dhe si shumica e fëmijëve pritet që ta kapërcejë me lehtësi. Sipas mjekëve, megjithëse i kam bërë të dyja dozat e vaksinës, nuk ka kaluar aq kohë sa të jem plotësisht imun dhe në çdo rast duhet në shtëpi. Jam i sigurt që gjithçka do të shkojë mirë,”-shkruan Tsipras në Facebook.