Dikur kreu i bandës së Vlorës, sot Çaushi kërkon lirinë:”Kam fëmijë të mitur, jam rehabilituar”

Zani Çaushi, kreu i bandës së Vlorës gjatë vitit 1997, i cili aktualisht po vuan dënimin në burgun e Drenovës ka kërkuar të lirohet me kusht. Sipas tij, tashmë është i rehabilituar dhe e meriton të dalë nga burgu. Gjithashtu Çaushi u shpreh se do të nisë një punë e i duhet liria pasi ka fëmijë të mitur.

Visit Instagram Profile ➤

“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur. Do të punësohem nëse më lirojnë“, ka deklaruar ai.

Më 17 Korrik do të mbahet seanca ku Çaushi do të paraqesë provat e tij në pritje për një vendim.

Author: admin