Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 18°C.
Era do të fryejë në drejtim Verior- Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.