Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19ºC në 32ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 39ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 39ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.