Të tjera detaje zbulohen për vdekjen e 28-vjeçares nga Korça me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose ndryshe COVID2. Ajo kishte ardhur dy javë më parë dhe ishte shtruar për COVID, relativisht rëndë.
Gjashtë ditë më parë gruan e kanë çuar dhe ka lindur në një maternitet të Tiranës, më pas është kthyer sërish në reanimacionin e Sanatoriumit ku për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është futur në intubim, shkruan BalkanWeb. Mbrëmë në darkë ajo ka ndërruar jetë.
Fëmija thuhet se është mirë dhe është në Korçë, ndërkohë që mjekët kishin shumë shpresë, por komplikacioni kardiak ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Burime jozyrtare thonë që nuk ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.