Kandidati për deputet i LSI-së në Durrës, Bahri Shaqiri ka denoncuar sot një zyrtarë të administratës shtetërore, i cili sipas tij po manipulon zgjedhjet në disa zona të këtij qarku.
“Artur Feta, sekseri i OSHEE, me paratë e përfituara nga komisionet e tenderave në OSHEE, ble vota dhe mbledh karta identiteti në Shkallnur, Romanat, Maskuri, Bozanxhi, dhe Arapaj.
Artur Feta është tjetër që i shtohet listës së kallëzuarve në SPAK e që do përballet me drejtësinë”,- shkruan Bahri Shaqiri në një postim në Facebook.