Pesë fëmijët, të njohur ligjërisht nga Diego Armando Maradona, janë trashëgimtarët e vetëm të pasurive të ish-kampionit, i cili vdiq 25 nëntorin e kaluar.
Ky ishte verdikti i dhënë nga një gjykatë argjentinase. Trashëgimtarët, sipas gjykatësit civil dhe komercial të La Plata, Luciana Tedesco del Rivero, janë Diego Junior, i lindur në Itali nga një marrëdhënie me Cristina Sinagra, Dalma dhe Giannina, të lindur nga martesa me Claudia Villafañe, Jana, vajza e Valeria Sabalain dhe Diego Fernando, djali 8-vjeçar i lindur nga marrëdhënia me Veronica Ojedan. Vendimi i gjykatës u postua në Instagram nga Ojeda.
Në mosmarrëveshje edhe avokati Morla
Sidoqoftë, sipas raportimeve të gazetës argjentinase “Dimensione Financiero”, deklarata e trashëgimtarëve mund të zgjerohet në rast se dikush paraqitet si djali i Maradonës, gjë që duhet të provohet në nivelin gjyqësor.
Me vendimin e sotëm, mbyllet një fazë e parë e çështjes dhe mund të fillojë shpërndarja e pasurisë së Maradonës, që është shkaku i mosmarrëveshjes midis fëmijëve të tij, por edhe me avokatin Matías Morla, i cili ishte administrator dhe avokat i ish-“yllit” të Napolit dhe ekipit kombëtar të Argjentinës.tpz