Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka lënë pa shigjetuar deklaratat e kryeministrit Rama pas takimit me Merkel duke i kujtuar detyrën si shqiptar se nuk i duhet bërë presion Kosovës por Serbisë dhe duke shprehur se çdo mirëkuptim për mosnjohjen e pavarësisë i kushton vendit.
Ky reagim i Kurtit vjen pasi kryeministri Rama ditën e sotme në krah të Angela Merkel kritikoi Kosovën për faktin që ka refuzuar të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur” duke theksuar se ajo duhet të shfrytëzojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mos bëhet pjesë e konspiracioneve.
Pyetjes së gazetarëve se a do të ketë një takim mes dy qeverive, Kurti u përgjigj duke thënë se do të realizohet menjëherë pas formimit të qeverisë së re shqiptare.
Gazetarët: Sulmi i Ramës, keni një koment? Kur qeveria do ta vendosë reciproritetin me Serbinë?
Kurti: Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. Procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian. Janë 12 shtete dhe pasneser do kemi takim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe këto nuk bëhen pa BE, dallimi mes Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit është se në të dytën nuk e kemi BE.
Kosova është shtet i pavarur dhe kudo që ndodhemi duhet të shprehim njohjen e saj, cfarëdo mirëkuptimi për mos njohjen e pavarësisë i kushton Kosovës.
Ne do të kemi takim mes dy qeverisë, sapo të formohet qeveria e re do të vihet në zbatim. Kemi shumë gjëra që na bashkojnë.
Nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Bëjnë gabim ata që i bëjnë presion Kosovës dhe kjo është detyra e gjithsecilit shqiptar