Mjaftuan pak reshje dëbore pranverore për të bllokuar Rrugën e Kombit, një arterie kryesore për lidhjen me pjesën veriore, verilindore dhe Kosovën. Vonesa e kompanisë për pastrimin e dëborës, por edhe problemet e disa makinave në qarkullim kanë shkaktuar kaos.
Të irrituar nga radhët kilometrike dhe pritja e gjatë e krijuar nga bllokimet, qytetarët e Shqipërisë, por edhe të Kosovës kanë “shpërthyer” duke shfryrë në rrjetet sociale me komente.
“Dështim total, bllokohet Rruga e Kombit për shkak të mungesës së borëpastrueseve. Rruga e Kombit pa koment” janë disa nga postimet e qytetarëve në rrjetet sociale. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë me Rrugën e Kombit, duke përsëritur situatën e pak javëve më parë.