Reshje intensive kanë vijuar gjatë orëve të mbrëmjes në pjesën më të madhe të vendit. Trashësia shkon në 30 cm në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zona të thella kalon mbi 50 cm. Në qytetin e Bulqizës trashësia varion deri në 50 cm. Aksi nacional Peshkopi – Tiranë kalohet me zinxhirë.
Aksi Peshkopi – Kukës, dhe Peshkopi – Qafë Draj kalohen me vështirësi me zinxhirë. Rreth orës 19:30 janë bllokuar rreth 30 mjete në maloren e Kubenit, për shkak të reshjeve intensive dhe mungesës së ndërhyrjes së borëpastrueseve.
Probleme ka pasur edhe në rrugën që lidh Dibrën me Librazhdin e cila për momentin mbetet e bllokuar.
Janë të bllokuara pothuajse të gjitha njësitë administrative, përveç atyre që janë përgjatë rrugëve nacionale. Rreth 50% e zonave të thella janë pa energji elektrike për shkak se janë këputur telat përçues si pasojë e rëndesës nga bora.