Në KZAZ-në 22 në Durrës është ndërprerë procesi i numërimit prej më shumë se tre orësh. Shkak për ndërprerjen e procesit janë bërë fletët e pavlefshme të votimit, që komisionerët e PD-së dhe LSI-së pretendojnë të kenë gjetur.
Duke qenë se LSI-së i duheshin 120 vota për t’i marrë mandatin e tetë Partisë Socialiste, komisionerët kanë dërguar një kërkesë në KQZ për të rinumëruar kutitë në të cilat pretendohet të jenë gjetur fletë të pavlefshme votimi.
Kujtojmë se nga numërimi i votave të subjekteve politike, në këtë qark PS fitoi tetë mandate dhe i teti në listë ishte pikërisht kryeministri Edi Rama kurse PD mori 6 mandate, e LSI asnjë.