Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga burri i saj Babis Anagnostopoulos.
Mësohet se një grua kishte hyrë në mesin e tyre.
Gazetari Vassilis Lambropoulos tha se piloti 32-vjeçar kishte kontakte me një grua që ende nuk është bërë e njohur për mediat, e ndoshta kjo është arsyeja se përse Crouch donte që të largohej nga shtëpia.
Për këtë grua, e cila është rreth 40 vjeç, ka informacione sesi është njohur me pilotin, ndërsa nga hetimi rezulton se kohët e fundit, kur policia kontrolloi celularin dhe kontaktet telefonike të 33-vjeçarit, nuk ka pasur asnjë bisedë me tyre.
Megjithatë përjashtohet fakti se ajo mund të ketë lidhje me vrasjen, por tradhtia mund të ketë qenë shkaku