Leonard Bashaliu është 40 vjeçari i arrestuar nga Policia e Elbasanit si autor i vrasjes me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjoçaj, shkruan newsbomb.al. Ky shtetas, dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarrin shtetasin Ylber Xhahysën, i cili vdiq në spital.
“Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Leonard Bashaliu rreth 40 vjeç dhe banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ylber Xhahysa, rreth 45 vjeç dhe banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit”, njofton Policia.
Autori dhe viktima paraprakisht bëhet me dije se kishin njohje me njëri-tjetrin, ndërsa familjarët kanë parë gjithë ngjarjen e rëndë të regjistruar në orën 08.30 të mëngjesit të sotëm, shkruan newsbomb.al. 40 vjeçari pas vrasjes ka tentuar të arratiset por është arrestuar.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe pistoletën me të cilën Leonard Bashaliu qëlloi të njohurin e tij Ylber Xhahysa, i si pasojë e plagëve të marra vdiq në spital.