Juristi Jordan Daci thotë se presidenti Meta në asnjë rast nuk ka cenuar unitetin e popullit me deklaratat mbi të cilat u ngrit një komision hetimor, që u finalizua me shkarkimin e tij nga Parlamenti. Në studion e emisionit “Të Paeskpozuarit”, Daci tha se Meta i dha zë gjysmës së shoqërisë.
“Nuk e ka cenuar, i ka shërbyer unitetit. Unitet do të thotë që shoqëria të veprojë si një e tërë. Nëse ti gjysmën e shoqërisë nuk e quan se eskizston dhe nëse presidenti i jep zë kësaj pjese, nuk cenon unitetin. Normat kushtetuese nuk kanë asnjë vlerë nëse i interpreton teorikisht”, tha ai.
Daci tha se votimi i djeshëm në Parlament është një vendim politik me pasoja juridike.
Sipas tij, deputetët që votuan shkarkimin e Metës janë në shërbim të Ramës.
“Kur e thotë sulltani, ata ngrenë duar dhe këmbët”, tha ai.