Policia spanjolle ka arrestuar 18 anëtarë të një bande të cilët trafikuan më shumë se 400 emigrantë të paligjshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, duke përdorur karta indetiteti franceze të rreme.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ky operacion u drejtua nga Policia Kombëtare Spanjolle në bashkëpunim me agjencinë e krimit në evropë, Europol.
Aksioni për goditjen e këtij grupi u zhvillua në portin detar të Tarragonas, në verilindje të Spanjës.
Gjatë arrestimit agjentët gjithashtu kontrolluan shtëpitë e tyre dhe bënë të mundur sekuestrimin e dhjetra dokumenteve të falsifikuara, financiare, regjistrime të aktiviteteve të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe lëndë narkotike të ndryshme, duke përfshirë kanabis, kokainë dhe droga sintetike.
Ky hetim prej dy vitesh ka çuar në burg deri tanni 46 persona
Në një deklaratë për mediat Europol tha se arrestimi i këtyre personave u bë i mundur falë ndjekjes së një grupi i cili vepronë në MB dhe Iralndë të cilët menaxhonin fluturimet pë ata që futeshin në vend. Kjo çoi në indetifikimin e një prej anëtarëve kryesore të bandës i cili po mundësonte operacionin.
“Inteligjenca e ndarë nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Hetimet e Sigurisë Kombëtare çuan në indetifikimin e një objektivi me vlerë të lartë në Spanjë. Nga atje i dyshuari dhe bashkëpuntorët e tij lehtësuan hyrjen e paligjshme të migrantëve përmes aeroporteve të ndryshme në Spanjë dhe Prtugali në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa u siguruan atyre karta franceze të falsifikuara”, tha “Europol”.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, korrierët që udhëtonin në Kosovë dhe Shqipëri për të shpërndarë dokumentet e rreme u arrestuan nga forcat policore.
Në muajin mars katër dyqane të cilat mundësonin dokumentet e falsifikuara në Kosovë u shpërbënë, më shumë se 400 migrantë janë identifikuar në aeroporte dhe më shumë se 1.000 dokumente false janë kapur.