Ç’thotë shenja juaj e Hënës për ndjenjat dhe lidhjet tuaja!

Të gjithë ne jemi shumë familjarë me shenjat e zodiakut, të cilat lidhen shumë me tiparet e karakterit tuaj. Por shenjat e hënës janë diçka krejt ndryshe. Në astrologji, shenja juaj e diellit reflekton tiparet e personalitetit, ndërsa ajo e hënës kontrollon humorin dhe emocionet tuaja.

Për të zbuluar shenjën tuaj të hënës, mjafton të dini datën, vendin dhe kohën kur keni lindur. LLOGARITE KËTU  Mos harroni që shenja juaj e hënës mund të mos ketë asnjë lloj lidhjeje me atë të diellit, prandaj ju duhet ndonjëherë të dini disa gjëra edhe më të detajuara.

Disa prej tyre, po ua tregojmë tani.

DASHI

Nëse shenja juaj e hënës është Dashi, ju ndiheni më të përmbushur kur jeni në një mjedis që ju lejon të flisni për ndjenjat tuaja. Keni një nevojë emocionale për të qenë të parët. S’ka rëndësi nëse bëhet fjalë për të patur iphone-in e fundit apo për tu ngjitur në krye të koorporatës më shpejt nga moshatarët tuaj. Frymëzoheni lehtë dhe mund të hidheni drejt gjërave ende pa e ditur nëse doni ta bëni vërtetë ose jo.

DEMI

Gjuha juaj e dashurisë vjen në formë dhuratash dhe gjithçka ju doni është të ndiheni rehat në jetë. Nuk ka asgjë të keqe këtu, por e vërteta është se ju do të mund të qëndronit në një situatë të sikletshme apo në një lidhje të sikletshme nëse nga ana materiale gjithçka shkon mirë.

Seksi është gjithashtu shumë i rëndësishëm për ju në një lidhje. Nëse nuk ju pëlqen nuk i zvarrisni gjërat dhe kërkoni diku tjetër.

BINJAKËT

Ju keni nevojë të dëgjoni dhe të dëgjoheni si në jetë ashtu dhe në punë. Kjo vlen edhe në lidhjet tuaja romantike. Doni një partner me të cilin të komunikoni, ndryshe e dini që s’funksionon. Keni një nevojë të përhershme për të punuar në mënyrë që të ndjeni paqe brenda jush. Ju e dini që mund të përfshiheni në më shumë se një lidhje derisa të gjeni vendin ku doni të qëndroni me të vërtetë.

GAFORRJA

Jeni shumë emocional si shenjë dhe keni kaq shumë ndjenja. Doni të kujdeseni për të tjerët, por thellë brenda jush kërkoni që dhe ata ta bëjën këtë për ju.Ju përpiqeni ta bëni të funksionojë një marrëdhënie sepse s’doni ta flakni lehtë energjinë dhe kohën që shpenzuat për ta. Njerëzit me shenjën e Gaforres në hënë kanë nevojë për një shtëpi të qetë, ku të ndihen rehat me familjen që mendojnë të krijojnë.

LUANI

Ty të pëlqen të shkëlqesh dhe e do qendrën e vëmendjes. Ke një nevojë kaq të theksuar emocionale për të qenë i pranuar, si në punë edhe në dashuri. Ndonëse doni që të gjithë ta dinë sa specialë jeni, duhet ta kuptoni që bota nuk funksionon kështu.

Ju vdisni të bëni qejf dhe të festoni, jeni shumë bujar dhe besnikë me miqtë tuaj. Vetëm mos harroni që njerëzit ndryshojnë dhe jo gjithmonë e meritojnë dashurinë tuaj.

VIRGJËRESHAJu keni nevojë të vendosni në binar jetën tuaj. Ndoshta dollapi juaj ka nevojë për një riorganizim, ose vendi i punës ku jeni tani nuk është i duhuri. Sido që të jetë, është në rregull. Kujtoni se perfeksioni që ju doni nuk është gjithnjë i mundur. Lëreni veten të lirë!

Ti j e lumtur dhe e përmbushur kur e ndjen që po jeton një jetë të shëndetshme.

PESHORJA

Ju jeni shumë i dhënë pas marrëdhënieve e dashur Peshore dhe jeni gjithnjë në kërkim të gjysmës tuaj.  Dëshira juaj për të bërë paqe gjithë kohës mund të bëjë që njerëzit t’ju ngatërrojnë me një njeri të përgjumur. Kështu që kujdes! Ju doni të zgjidhni një partner që është njësoj si ju, kështu s’do t’ju duhet të debatoni shumë në lidhje.

AKREPI

Ju i besoni shumë intuitës suaj. E kuptoni kur dikush po ju gënjen dhe urreni kur të tjerët fshehin sekrete nga ju. Duhet të mësoni t’i besoni intuitës suaj ose do të përfundoni duke u bërë paranojakë dhe duke menduar që janë të tjerët ata që duan t’ju bëjnë keq.

SHIGJETARI

Ju i doni të gjitha Shigjetar dhe këtu s’ka asgjë që nuk shkon. Jeni i dhënë pas lirisë dhe diturisë. Jeni të palumtur kur ndiheni si i zënë në grackë, qoftë në një lidhje ose jo. Ju keni nevojë të jeni me dikë  i cili do t’ju ndihmojë të rriteni dhe s’do t’ua bllokojë horizontin tuaj.

Keni një frikë të brendshme nga paragjykimet, ndonëse vetë paragjykoni.

BRICJAPI

Ndonjëherë ndjeni se nuk do të plotësoni gjithçka doni, prandaj gjithmonë parapërgatiteni përpara. Gabimi juaj është se ndonjëherë e kaloni masën e përgatitjes dhe kjo ju bën që të mos përfitoni nga mundësitë e reja që ju dalin para. Përsa i përket lidhjeve jeni shumë besnikë në momentin që përfshiheni.

UJORI

Keni një nevojë kaq të fortë për të qenë ndryshe derisa të zbuloni në cilin vend përkisni. Eksperiencat tuaja të dashurisë me njerëzit, vendet dhe situatat janë ndryshe nga ato me të cilat jeni mësuar, apo nga kultura me të cilën jeni rritur.

Ju e doni shumë shoqërinë dhe keni tendecën që edhe nëse një lidhje mbaron, ai të kthehet në shokun tuaj të ri.

PESHQIT

Ju jeni romantiku i zodiakut dhe vdisni të ndjeni dashurinë e të tjerëve. Kur e ndjeni se jeta apo dikush po tregohet i padrejtë me ju, keni një tendencë të viktimizoheni. Kërkoni gjithnjë përgjigje nga pyetje të cilat e kanë një të tillë.

Do të ndiheni i përmbushur kur të bëni tërësisht diçka në të cilën besoni, edhe nëse kjo do të thotë thjesht të ndihmoni një shok.

Author: horoscope