Urdhëresat e bashkive të zonës metropolitane të Barit në Itali për të ashtuquajturin “shtetrrethim”, që është ndalimi i qarkullimit pas orës 21 në rrugët dhe sheshet e qyteteve, “do të lidhet me ecurinë dhe indeksin e infeksioneve”. Këtë e ka shpjegua kryetari i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro, pas takimit të Komitetit për Rendin Publik të thirrur nga Prefektura e Barit në të cilën të 41 kryetarët e bashkive të zonës metropolitane morën pjesë në një video konferencë.
“Takimi – shpjegoi Decaro – shërbeu për të koordinuar bashkitë e zonës metropolitane të Barit me prefektin, shefin e policisë, forcat e tjera të policisë dhe drejtorin e Departamentit të Parandalimit të Sëmundjeve Infektive, në mënyrë që të silleshin informime mbi urdhëresat. Në komunat ku indeksi i infektimit nuk është rritur dhe ku nuk ka situata të rënduara, nuk do të ketë nevojë për urdhëresa. Ka shumë bashki që do të kenë nevojë për to, por për fat të mirë jo të gjitha ato në zonën metropolitane të Barit “.
“Ne e shfrytëzuam rastin – shtoi ai – gjithashtu për të kuptuar, së bashku me drejtorin e Departamentit të Asl, procedurat për tamponët dhe ato për kthimin e fëmijëve në shkollë përmes çertifikimeve të mjekëve pediatër. Ne mësuam gjithashku që në ditët e ardhshme do të fillojë një fushatë e shpejtë vaksinimi, e cila do të na lejojë të dimë rezultatin e COVID-19 vetëm pas 10 minutash me më pak humbje kohe dhe energjie ”, tha Decaro //telebari//