Çmimi i arit arrin nivel rekord pas tensioneve mes SHBA – Kinë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Çmimi i arit ka arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të hënën pas përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, gjë që i ka tronditur investitorët dhe e ka shtuar kërkesën për metalin vlera e të cilit është e sigurt.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Vlera e metalit të çmuar u rrit për 1.6 për qind dhe shkoi në mbi 53,200 euro për kilogramë, duke e thyer rekordin e mëparshëm që ishte shënuar në shtator të vitit 2011.

Rritja e çmimit të arit është nxitur edhe nga lehtësimet monetare përreth botës që nga koha kur pandemia e futi ekonominë globale në recesion.

Në anën tjetër, gjendja në tregjet botërore është e përzier për shkak të përfitimeve të korporatave. Tregjet evropiane pritet ta kthejnë një pjesë të humbjeve të konsiderueshme të së premtes pasi Euro Stoxx 50 pritet të rritet për 0.2 për qind.

Vlera globale e aksioneve e humbi fuqinë javën e kaluar, kur Uashingtoni e urdhëroi Kinën që ta mbyllë konsullatën e saj në Teksas, duke e nxitur masën hakmarrëse të Kinës, e cila dha urdhër për mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu.

Author: admin