“ÇFARË PARASHIKIMI VJEN PËR HËNËN E RE NË 13 NËNTOR”, ASTROLOGIA KRISANTHI: KEMI PËRPARA NJË MUAJ SHUMË TË…

Astrologia Krisanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ka bërë parashikimin e muajit Nëntor si dhe ka dhënë disa këshilla të përgjithshme për të gjitha shenjat e horoskopit. Astrologia ka thënë se duhet të kemi kujdes me Hënën e re më 13 Nëntor, pasi thotë se do të sjellë situata shpërthyese, tensione e konflikte në marrëdhëniet me të tjerët.

Krisanthi Kalogjeri: Kemi përpara një muaj shumë të vështirë. Unë dua të jem sa më realiste. Është muaj i vështirë pasi do të kemi pasojat e eklipseve që ndodhën në Tetor, do t’i ndjejmë në Nëntor. Këto pasoja do t’i kemi në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tona, në çdolloj marrëdhënie, qofshin këto familjare, personale, me të dashurin, në marrëdhëniet e punës. Pra, ajo lakmia për të përfituar dhe për të mbizotëruar dhe për të ndarë këto zonat e influencës sepse edhe në familje, edhe në punë ekzistojnë këto zonat e influencës.

Kjo tendenca e lakmisë, ose e përfitimit, mund të na udhëheqë në konflikte dhe prandaj kujdes me Hënën e re në datën 13 Nëntor, ku do të kemi situata shpërthyese, tensione, një situatë lufte, mund të kemi fenomene natyrale që do të ndodhin. Arroganca, dhuna, tensionet, konfliktet, të gjitha këto dhe fenomenet natyrale mund të na nxjerrin jashtë zonës së komoditetit. Kujdes gjatës datës 13 Nëntor me atë Hënën e re që do të jemi të detyruar të bëjmë fillime të reja, ose këto fillime të reja do të bëhen të detyruara si pasojë e faktorëve të jashtëm.

Mund të kemi zhvillime financiare që mund të vijnë ngë një krizë ekonomike. Kjo çështje do të jetë e hapur deri në pranverën e 2024-ës. Në marrëdhëniet personale, jo zili, jo arrogancë sepse 1 sjellje zilie mund të çojë marrëdhënien në situata që do të jenë të pakorrigjueshme. Kjo vështirësi vazhdon gjithë Nëntorin dhe pak nga Dhjetori. Duhet qetësi dhe gjakftohtësi. 2023-shi, nga Maji deri në Majin e 2024-ës, pavarësisht nga këto vështirësitë, kemi dhe shanse për të nxjerrë përfitime, për të rregulluar financat. Kemi vështirësi, por krijohen dhe shanset. Ne duhet të punojmë për të rregulluar situatën tonë financiare. Mjaft që të jemi këmbëngulës.

Author: horoscope