Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka festuar këtë të enjte, Ditën e Pavarësisë së SHBA.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Kim, prezantoi Dean. Dea është një e re shqiptare, e cila është e angazhuar në aktivitetet e Ambasadës Amerikane në Tiranë që në moshën 8-vjeçe.
Ajo në shtator do të nisë studimet në Pennsylvani. Kim tha se anëtarët e universitetit janë krenare për Dean, pasi janë të bindur se e ardhmja e Shqipërisë është e ndritur.
“Me sytë e përqendruar fort drejt së ardhmes, ju kërkoj të mirëprisni, Dea Zhanin, që do të flasë jo vetëm për Shqipërinë, por për të ardhmen, të ardhmen tonë. Ju ndoshta s’keni dëgjuar ndonjëherë për Dean, por do të dëgjoni për të, ajo erdhi për herë të parë në këndin amerikan në Tiranë, kur ishte vetëm 8 vjeçe.
Në vitin 2019 ekipi i Deas shkoi në Luginën e Silikonit, si përfaqësuese e Shqipërisë dhe fitoi sidën globale.
Këtë vjeshtë Dea do t’i bashkohet studentëve të vitit të parë të universitetit të Pennsylvania, një universitet që kanë dalë dhe unë. Ata janë krenare për të, sepse e ardhmja e Shqipërisë është e ndritur”, tha Kim.