Kryetari i Komisonit të Ligjit, Ulsi Manja ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila kërkoi që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhje.
I ftuar në studion e ABC, me gazetarin Endri Xhafo, Manja u shpreh i bindur se në 25 prill shqiptarët do t’i japin Partisë Socialiste mandatin e tretë.
Nisur nga kjo, deputeti la të kuptohet se Doshi nuk do të jetë në listat e PS, pasi ka partinë e vet. Manja theksoi se nuk do të kenë nevojën e asnjë aleati, pasi shqiptarët do t’u japin fitoren më 25 prill.
“PS do të bëjë si subjekt politik atë që i takon. Kur vijmë te problemi përsëri i raportit me ligjin kjo i referohet pas 25 prillit. Do të bëjnë një filtër. PS do të dijë të administrojë në mënyrë të shkëlqyer fitoren në 25 prill. Ne nuk do t’ja kemi nevojë asnjë aleati tjetër sepse presim një mandat të qartë nga qytetarët.
Përgjegjësia jonë pas 25 prillit është të ushtrojmë një mandat të pastër pa asnjë lloj ndikimi. Ne nuk do të kemi nevojë për numrat e askujt për të formuar qeverinë pas 25 prillit. Qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Tom Doshi është kryetar i një partie që garon në siglën e vet. PS në 25 prill do të marrë një mandat të pastër dhe të qartë”, tha ai.
Manja komentoi gjithashtu edhe gjobën e Komisiont Qendror të Zgjedhjeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Lidhur me këtë, Manja tha se pret që deri në 25 prill opozita të ankohet edhe për gjëra më të vogla.
“Veliaj foli për aktivitetin që është ndëshkuar që ka të bëjë me shtëpitë e ndërtuara. Duhet të ishte e kundërta sa më shumë banorë që të akomodohen në shtëpi. unë pres që opozita deri në 25 prill do të ankohet për gjëra shumë më të vogla se kaq sepse nuk ka çfarë humbet. Unë uroj që rezultati ta qetësojë përfundimisht opozitën”, u shpreh Manja.
Pjesë nga biseda në studio:
Ulsi Manja: Në parantezë dua të kthehem te ligji i dekriminalizimit. Në fakt ky ligj është vullnet politik i mazhorancës. Pa vullnetin tonë në vitin 2015 nuk do kishte kaluar ligji i dekriminalizimit. Do të duhet të na njihet merita. Ai ligj është shoqëruar me ndryshime kushtetuese. E kam thënë me kënaqësi, që dekriminalizimi ka prodhuar rezultate pozitive. Është një detektor ligjor për të nxjerrë nga politika dhe administrata njerëz me rekorde kriminale. Fakti që ka pasur efekte, qëllimi i ligjit është pastrimi i politikës. Ligji e merr edhe në ndjekje penale për falsifikim të formularit. Nuk është kaq e thjeshtë se jo vetëm që të ndërpritet mandati, po shkon në ndjekje penale.
Endri Xhafo: Kush parti ka pasur më shumë subjekte të këtij ligji?
Ulsi Manja: Ne jemi parti në qeverisje dhe vëmendja janë tek ne. Kur vijmë te zbatimi i ligjit unë nuk dua të bëjë matematikë numrash kush kishte më shumë e më pak. Më intereson raporti i forcës time politike në zbatimin ligjit. PS në të gjitha rastet kur janë vërtetuar ka konstatuar deputetë apo persona të emëruar në kushtet e ndalimit të ligjit nuk është bërë mburojë për asnjë. Si m und ta dinte kryetari i një partie se çfarë ka bërë Ulsi Manja para 20 vitesh. Ne si forcë politike kemi qenë të qartë. E njëjta vlen edhe për zgjedhjet e 25 prillit.
Endri Xhafo: Njerëzit e thjeshtë, thonë pse vinë këta me shumë probleme te ju?
Ulsi Manja: Unë dua t’i largohem matematikës. E shikoj proces këtë. Ka edhe andej, por nuk më gëzon ky fakt. Do të duhet të merren në konsideratë edhe të drejtat e individit. Ky person nuk mund të jetë tabelë qitje për 100 vjet.
Është një ligj i ashpër. Për sa kohë nuk ka vajtur në Gjykatë Kushtuese nuk e them që është antikushtetues. Është produkt i vullnetit politik dhe unë them që edhe për disa kohë në Shqipëri ky ligj duhet të jetë në fuqi. Derisa shoqëria shqiptare të vijë në një standard maturimi.
Endri Xhafo: A duhet të prevalojë argumentimi politik, apo ai ligjor? Ka një kërkesë politike nga ambasadorja për Tom Doshin. Cfarë do bëjë PS?
Ulsi Manja: Përsëri vijmë te raporti i individit. PS do të bëjë si subjekt politik atë që i takon. Kur vijmë te problemi përsëri i raportit me ligjin kjo i referohet pas 25 prillit. Do të bëjnë një filtër. PS do të dijë të administrojë në mënyrë të shkëlqyer fitoren në 25 prill. Ne nuk do t’ja kemi nevojë asnjë aleati tjetër sepse presim një mandat të qartë nga qytetarët. Përgjegjësia jonë pas 25 prillit është të ushtrojmë një mandat të pastër pa asnjë lloj ndikimi. Ne nuk do të kemi nevojë për numrat e askujt për të formuar qeverinë pas 25 prillit. Qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Tom Doshi është kryetar i një partie që garon në siglën e vet. PS në 25 prill do të marrë një mandat të pastër dhe të qartë.
Endri Xhafo: Nëse do ju duhet vota e Doshit?
Ulsi Manja: Unë nuk dua të bëj fall sot. E gjithë vëmendja është e përqendruar te fushata. Këtë radhë më shumë se kurrë kërkojmë një kontratë me numra të pastër sic e kishim në 2017 për të çuar deri në fund punët që janë nisur.
Endri Xhafo: Komentet e ambasadores ju dëmtojnë?
Ulsi Manja: Unë e shikoj shumë dashamirëse deklaratën e ambasadores amerikane. Ju thotë shqiptarëve kujdes me votën. Është normale që një mike dhe partnere siç është ambasada e SHBA flet për të mirën e qytetarëve.