Burrat tregojnë gjëra që s’guxojnë t’i thonë shpesh me zë të lartë

Ka shumë gjëra të cilat burrat do të donin t’i thonin me zë të lartë, por presioni i shoqërisë, perceptimet e gabuara apo steriotipizimi i bën të stepen. Jo të gjithë janë mjaftueshëm empatikë për t’i kuptuar, prandaj disa prej tyre zgjodhën të rrëfejnë “sekretet”.

1.

“Shëndeti ynë mendor nuk merret shumë seriozisht.”

2.

Nuk kam marrë kurrë një kompliment në jetën time, përveç një rasti kur një vajzë më tha se i pëlqenin çizmet e mia. Kjo ndodhi kur isha në klasë të 8-të dhe ende e vlerësoj.”

3.

“Shumë pak njerëz janë të interesuar sesi unë ndihem. Ata pyesin se çfarë bëra, apo çfarë kam për të bërë, por s’duan të dëgjojnë si jam unë apo çfarë sfidash emocionale po kaloj.”

4.

“Kur jam në park me tim bir dëgjoj komente të tipit: ‘I shkreti duhet të mbaj djalin ndërkohë që ajo rri në shtëpi’, ndërkohë që duhet të më thonë se jam tepër i mirë që ndihmoj gruan gjatë ditës.”

5.

“Unë di të ndërroj pelena. Askush s’më ka detyruar dhe kjo s’më bën më pak burrë. Eshtë zgjedhja ime të qëndroj në shtëpi dhe s’më intereson çfarë komentojnë shokët e mi. Gjendjen emocionale të fëmijës tim nuk do ta ndërroja me asgjë në botë.”

6.

“Fakti që s’jemi të lirë dhe rehat mjaftueshëm për të folur për ndjenjat tona.”

7.

“Presin gjithmonë nga ne të bëjmë hapin e parë. Unë përshembull do të doja shumë që të paktën 1 herë një vajzë të më kërkonte për të dalë.”

8.

“Unë jam shumë i ndjeshëm dhe njerëzit qeshin me mua për këtë.”

9.

“Na thonë gjithë ditën që duhet të shprehim emocione, por kur e bëjmë në situata të caktuara vjen si shuplakë fjalia: ‘burrat nuk bëjnë kështu’.”

10.

“Gjithë pritshmëritë që vijnë vetëm se je “burrë”.”

11.

“Koncepti që ka shoqëria për qënien tonë dhe përcaktimet sesi duhet të jemi.”

12.

“Më është thënë gjithmonë ‘të bëhesha burrë’ kur isha i frikësuar, i trishtuar apo me gjendje ankthi-edhe kur isha fëmijë!”

Burimi: BuzzFeed

Author: admin