Burg për ish-Ministrin e Shëndetësisë, vodhi mbi 2 milionë dollarë gjatë pandemisë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ish-ministri i Indonezisë ka përfunduar në burg pas korrupsionit që bëri gjatë pandemisë.

Juliari Batubara shërbente si ministër i çështjeve sociale dhe u akuzua për korrupsion në lidhje me shpërndarjen e ndihmave për Covid-19.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Një gjykatës tha se ish-politikani u gjet “bindshëm fajtor për korrupsion” pasi mori 32.4 miliardë rupi (2.25 mln dollarë) si ryshfet në lidhje me paketat e ndihmës sociale Covid-19.

Në vendimin e transmetuar, gjyqtarët thanë se Juliari gjithashtu do të ndalohet nga posti publik për katër vjet pasi të ketë vuajtur dënimin e tij me burg.

Juliari mohoi akuzat. Avokati i tij Maqdir Ismail të hënën e përshkroi dënimin, i cili ishte një vit më i gjatë nga sa kishin kërkuar hetuesit, si shumë i ashpër dhe tha se po shqyrtonin nëse do të apelonin.

Author: admin